Roma është duke menduar të bëjë një transferim në qendër të mbrojtjes dhe pas disa emrave që janë përmendur në merkato, tani ata do të hidhen në sulm për Simon Kjaer që luan në Ëolfsburg.
22 – vjeçari nga Danimarka, i cili u bashkua me gjermanët nga Palermo për 13 milionë euro, ka gjasa të mëdha të rikthehet në Itali, më saktësisht te Roma, njofton “La Gazzetta Dello Sport”.
Drejtori sportiv i Romës, Sabatini, i cili ka punuar me Kjaerin në Palermo, është duke tentuar të bëjë një transferim të shpejtë të lojtarit në kryeqytetin italian.
Thuhet që gjermanët janë të gatshëm të shesin danezin për një shumë rreth 8 – 10 milionë euro, i cili më parë ishte i kërkuar edhe nga Juventus dhe Liverpool.
Thursday, 07 July 2011 10:30