Kai Fifield, vetëm shtatë vjeçar, por me një vlerë të madhe në vete, kishte udhëtuar me familjen e tij për pushime në Barcelonë.
Babai e dërgoi në Nou Camp, për një vizitë turistike, por ai duke luajtur me moshatarët e tij, ka lënë përshtypje tejet të mirë, sa që skautët e ekipit të Barcelonës tani e kërkojnë ta përfshijnë në klub me kontratë. Prandaj, mund të themi se Kai është një talent i duhur, në kohën e duhur dhe me plot fat që babi e sjelli për vizitë në Camp Nou.
“Kai nuk mund të duronte pa luajtur. Ne menduam se janë fëmijë të parkut, por të gjithë u veshën në uniformë të njëjtë, të cilët më pas shkuan tek trajneri, i cili kërkoi të fliste me ne”, tha babai i tij, Delaney Fifield.
Wednesday, 06 July 2011 19:08