Siç dihet, Real Madridi këtë verë është përforcuar në mënyrë të jashtëzakonshme duke transferuar 5 futbollistë dhe duke mos larguar asnjë nga formacioni bazë.
Sot është konfirmuar edhe transferimi i Fabio Coentrao, i cili nga shumë fansa të Realit është pranuar me dorëhapur, mirëpo nga analistët e futbollit nuk është edhe aq i bujshëm ky transferim. Puna është që edhe Marcelo ka treguar një nivel të lartë, duke fituar një pozitë më të lart se Coentrao.
Transferimet e tjera janë: Nuri Sahin, Alltintop, Callejon, Varane, të gjithë me tipare jo të sulmuesit.
Mourinho, si duket, pushimet është duke i kaluar nën diellin e nxehtë dhe me fletën në dorë, duke llogaritur dhe duke menduar për formacionin bëz, i cili që shumë kohë është duke u lakuar nëpër mediat botërore.
Wednesday, 06 July 2011 18:28