Lojtari më i mirë në botë aktualisht, Lionel Messi ka dhënë një deklaratë, ku ka treguar se ai është një fans i madh i kampionit të Anglisë, Manchester United.
Lionel Messi tha se është gëzuar shumë që do të luante me Man United në finalen e Champions Leagues, në sezonin që kaloi.
“Më pëlqen Manchester United, sepse ata kanë lojtarë që gjithmonë provojnë të luajnë futboll të mirë, Arsenali gjithashtu kanë dy sisteme të lojës sikur futbolli jonë”, tha Messi.
“Të them të drejtën, Real Madridi, nuk është një skuadër që më pëlqen. Por, megjithatë ata kanë një skuadër të përbërë nga lojtarë shumë të rrezikshëm”, përfundoi Lionel Messi.
Wednesday, 06 July 2011 15:46