Në këtë fundjavë ishte 3-vjetori i ardhjes së Gerard Piques nga Manchester United dhe gjatë kësaj kohe rëndësia e tij në ekip është rritur shumë, kkurse tash është pjesë shumë e rëndësishme e formacionit të Guardiolas.
“Po vij këtu të fitoj tituj”, kishte deklaruar mbrojtësi katalunas në kthimin e tij në klub, më 3 korrik 2008, dhe ai e ka bërë këtë shumë mirë, ka fituar tripletën në sezonin e parë dhe ka arritur shumë suksese edhe në të dy sezonet e ardhshme.
Pasi shkoi në Manchester United, kur ishte 17 vjeç, ai u kthye në klub kur i mbushi 21 dhe në vitin e parë pas kthimit te Barcelona, ai luajti një total prej 45 ndeshjeve, 25 në La Liga, 14 në Ligën e Kampionëve dhe 6 në Kupën e Spanjës, duke zhvilluar plot 4112 minuta dhe duke shënuar 2 herë, një gol edhe në fitoren 2-6 në Bernabeu.
Ai luajti edhe më shumë në sezonin e vijues 2009/10, duke bërë 49 paraqitje në gjashtë kompeticionet në të cilat klubi mori pjesë, Ligë, Ligë të Kampionëve, Kupë, Evropë, Super-kupë të Spanjës dhe Kupë të Botës për klube. Ai, gjithashtu, shënoi katër gola më shumë dhe të gjitha pas kornerëve.
Sezonin e fundit Pique i ka thyer të gjitha rekordet, duke luajtur 51 ndeshje për 4.549 minuta pavarësisht nga mundimi në Kampionatin Botëror 2010 në Afrikë, dhe ai prapë e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Spanjës.
Deri tash ka luajtur një total prej 145 ndeshje dhe me vetëm 24 vjet është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së ekipit të Guardiolës. Ai është një mbrojtës solid dhe i shpejtë në ndalim, i aftë të shkojë në sulm me top.
Që nga arritja në 2008, Pique ka fituar një total prej 11 titujsh, 3 në Ligë, 2 në Ligë të Kampionëve, 2 Super-Kupa të Spanjës, 1 Kupë të Spanjës, 1 Super-Kupë të Evropës dhe 1 Kupë të Botës për Klube.
Një listë impresive kjo, por ai është i vendosur që në vitet e ardhshme të shtojë në listë edhe shumë të tjera. (LajmeShqip.com)
Monday, 04 July 2011 20:45