Pep Guardiola ka shumë plane nëse vjen Cesc Fabregas në Barcelonë. Ai mund ta ndërrojë sistemin e ekipit dhe nga 4-3-3 mund ta bëjë 3-4-3. Vetëm kështu mund t’i japë hapësirë Fabregasit.
Cesc Fabregas, mund të ketë një rol që e vë në vështirësi rivalin. Ai mund të luajë si një lojtar ofansiv, dhe mendohet se në mesfushë do të jenë: Busquets-Xavi-Iniesta-Fabregas, ndërsa në mbrojtje do jetë një mur shumë i fortë: Alves-Pique-Abidal, duke e ditur se Puyol është akoma i dëmtuar.
Sigurisht që sulmi është, si gjithmonë, i formuar nga Pedro,Villa dhe Messi, por me ardhjen e Alexis Sanchez, ndoshta ka ndonjë ndryshim të vogël, por edhe në mesfushë nuk është asgjë e sigurt, sepse edhe Thiago lufton për një vend titullar, në çdo rast, Cesc Fabregas sjellë agresivitet dhe e kontrollon lojën më mirë. (LajmeShqip.com)
Monday, 04 July 2011 15:16