Agjenti i Denilsonit, mesfushorit të Arsenalit, thotë se në këtë vit, klienti i tij nuk lëvizë në drejtim të gjigantit italian Milan,.
Braziliani 23 – vjeçar, ka qenë i lidhur me një kalim në San Siro, por agjenti i tij Gerardo Santiagio thotë se janë thjeshtë spekulime.
“Unë nuk di asgjë për Milanin. Për momentin të gjitha janë vetëm thashetheme. Në qoftë se nuk ka lëvizje në ditët e ardhshme, ai do të jetë i pranishëm në grumbullimin e skuadrës, më 7 korrik. Për momentin nuk ka negociata me trajnerin Ëenger. Ne kemi folur shpesh për gjëra të tjera, por asnjëherë nuk kemi folur për një largim të Denilson”, tha Santiago.
Friday, 01 July 2011 19:05