“La Gazzetta dello Sport” këtë herë përqendrohen tek talentët të cilët janë në ndjekje të Marottas.
Mes yjeve të ndjekur janë Arturo Vidal, i cili vlerësohet 15 milionë euro. Katër skuadrat që janë vënë në ndjekje të tij dhe përqindjet e secilës prej tyre janë: Juventus (30%), Aresenal (30%), Napoli (20%) dhe Leverkusen (20%).
Emri tjetër është Juan Manuel Vargas për të cilin duket afër Ëolfsburg (40%), Fiorentina që zotëron kartonin e tij (30%) dhe Juve e Inter me nga 15%.
Lojtari tjetër është Gonzalo Higuain, për të cilin qëndrimi në Bernabeu kotohet me 70% dhe Juve e Lyon kanë nga 15% të mundësive të transferimit.
Lojtari i fundit është Carlos Tevez, i cili shprehet se kërkon të largohet nga City.
Juventusi, që është i fokusuar tek Aguero, kotohet së bashku me Interin, me nga 30%, kurse City dhe PSG me nga 20%.
Deri para pak javësh Juventusi ishte i vendosur për të blerë Lassana Diarra, kurse sot shkatërruesi francez nuk është më në qendër të vëmendjes. Marotta është fokusuar tek kiliani Arturo Vidal që po fiton shumë pikë në preferencat bardhezi.
Po të zgjidhet mesfushori i Bayer Leverkusen, do të kurseheshin 10 milionë euro mes pagës dhe çmimit. Por edhe këtu gjërat po ndërlikohen, sepse drejtuesit gjermanë duan të presin fundin e Kupës së Amerikës për të rritur çmimin.
Friday, 01 July 2011 17:36