Ish-trajneri dhe menaxheri i Milanit, Leonardo, i cili tashmë u vendos te PSG si drejtor sportiv, dëshiron të transferojë një mesfushor nga Milani.
Bëhet fjalë për mesfushorin francez, Mathieu Flamini, që ka kontratë me rossonerët deri në vitin 2012, por që mund të largohet këtë verë.
Arsyeja që Flamini mund të largohet nga Milani është se kampionët e Italisë kërkojnë të bëjnë një mesfushë me shumë brazilian.
Flamini gjithmonë e ka shprehur dëshirën e tij të flaktë për të qëndruar te Milani. Megjithatë, vështirë për Milanin ta parashikojë shitjet e tij dhe vështirë për ta gjetur një si ai. (LajmeShqip.com)
Thursday, 30 June 2011 14:25