Skuadra mbretërore është hedhur në aksion për të rrënuar shpresat e Barcelonës për transferimin e yllit të Arsenalit, Cesk Fabregas, raporton “Sport”.
Sipas kësaj të përditshme, klubi “mbretëror” është duke bërë gati ofertën në vlerë prej 50 milionë euro, në mënyrë që spanjollin e “topçinjve” ta sjell në “Santiago Bernabeu”.
Drejtuesit e Realit janë të informuar nga menaxheri i lojtarit, Darren Bein se Fabregas do të largohet, por konkurrenca e fort ekziston, pasi lojtari dëshiron të rikthehet në vendin e tij, por çmimi më i lartë i ofruar nga Reali, ndoshta do ta ndryshoj mendjen e spanjollit të ri.
Wednesday, 29 June 2011 19:05