Essien nuk largohet nga Chelsea, ka konfirmuar gjenti i tij, duke i hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm të tij.
Ditë më parë thuhej se Essien mund të largohet nga Chelsea pas ardhjes së trajnerit të ri, Villas-Boas, mirëpo agjenti thotë se Essien përshtatet në idetë e portugezit.
Ghanezi ishte i lidhur me disa klube të mëdha evropiane, si Milani dhe Bayern Munich, të cilët vetëm pritnin momentin e duhur për të bërë ofertë zyrtare.
Megjithatë, agjenti i tij sot doli me një deklaratë mjaft të qartë duke thënë se 28 – vjeçari është pjesë e planeve të Chelseas dhe do të luaj për fanellën e Chelseat edhe për vitin e ardhshëm.
Fabien Piveteau, agjenti i Essien, tha: “Nuk ka, absolutisht asnjë shans që Essien të largohet nga Chelsea.”
Tuesday, 28 June 2011 18:35