Agjenti i holandezit Hiddink pretendon se ai ishte zgjedhja e parë e Chelseat. Tani ish-trajneri i Portos, Villas-Boas, është trajner i “bluve” pasi Abramovich pagoi klauzolën e prishjes se kontratës me klubin portugez, por pavarësisht kësaj agjenti thotë se Hiddink ishte shumë i lidhur me një rikthim të mundshëm në “Stamford Bridge”.
Ndërsa, sipas britanikes “Metro”, Chelsea kërkon shërbimet e kilianit Alexis Sanchez. “Blutë” duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për transferimin e Sanchezit nga Udinese, pasi në garë për të janë edhe Barcelona dhe Man City.
Chelsea pritet që të dërgojë një ofertë me të madhe se Manchester City dhe Barcelona. Mendohet se Chelsea do t’i ofrojë Udineses 40 milionë funte.
Monday, 27 June 2011 19:57