Bordi i Barcelonës do të takohet në ditët e ardhshme me lojtarët që ishin duke luajtur në këtë Kampionat Evropian me Spanjën U21.
Një nga heshtjet kryesore është ajo e Bojan Kërkiqit, ku thuhet se agjenti i tij e ka mbyllur një marrëveshje me drejtorin sportiv të Romës, Ëalter Sabatini.
Gjithashtu, thuhet se Barcelona dhe Roma kanë arritur të vendosin edhe shifrat e transferimit, 12 milionë euro, me mundësi riblerjeje, për dy sezonet e para, por Barcelona nuk do ta shesë Bojanin pa siguruar shërbimet e Rossit ose Sanchezit.
Një lojtar tjetër, që është në dyshim për të ardhmen e tij, është Thiago, e ardhmja e të cilit varet nga Cesc Fabregas. Edhe pse shumë klube e duan Thiagon, ai mendon vetëm për qëndrimin e tij në Barcelonë, por ardhja e Cesc Fabregas, mund të largojë Thiagon, ose mund të qëndrojnë të dy, duke mos pasur asnjë problem.
Ndërkohë Jeffren është në shitje. Të paktën kështu thuhet në shtyp. Sergi Roberto, pritet të rinovojë një kontratë të re me Barcelonën, ndërsa për Mino, Oier dhe Masip Barcelona pret të dëgjojë oferta të reja.
Për Montoya thuhet se nuk do të largohet nga Barcelona, mirëpo lojtari ka deklaruar se i pëlqen të jetë lojtar i Romës dhe trajneri i romakëve, Luis Enrique, kërkon me çdo kusht shërbimet e Martin Montoyas.
Martin Montoya, sapo ka mbaruar Kampionatin Evropian (U21), ku fitoi edhe trofeun me Spanjën. Ai ka shkëlqyer në ketë garë.
Ka qenë një nga mbrojtësit më të rëndësishëm në këtë garë, por lojën e tij e ka ndjekur edhe ish trajneri i Barcelonës B, njëkohësisht dhe trajneri i ri i Romës, Luis Enrique.
Ai e kërkon me çdo kusht në Romë ketë lojtar, por problemi është se Montoya është duke u rritur si futbollist, dhe pas disa vitesh mund të jetë lojtar kyç për Barcelonën. E vetmja mënyrë për t’ia dhënë Romës është në formë huazimi.
Ndërsa, futbollisti i Barcelonës B, Martin Montoya ka thënë se do ishte diçka e bukur po të bashkohej me trajnerin Luis Enrique tek Roma. Mua do më pëlqente të bashkohesha me Luis Enriquen, por dëshiroj të qëndroj këtu dhe të fitoj gjithçka.
Unë nuk e di se çka do të ndodhë në sezonin e ardhshëm, por prioritet i imi është qëndrimi në Barcelonë.
Monday, 27 June 2011 19:34