Charlie Adam ka vendosur t’i bashkohet Liverpoolit natën e kaluar pasi arritën marrëveshje mes bisedës që pati Comolli dhe pronari i Blacpool, Karl Oyston.
Liverpool pritet ta konfirmoj transferimin e Adam këto ditë pasi që lojtari këtë fundjavë i kaloj vizita mjekësore dhe ka rëne dakord me klubin, duket se Comolli dhe Oyston kanë arritur marrëveshje mbi të gjitha.
Liverpool do të paguaj 8. 5 milionë funte për mesfushorin Adam që iu bashkua Blacpoolit nga Rangers në vitin 2009. Liverpool bëri përpjekje për ta transferuar Adamin edhe në janar me një oferte prej 7 milionë funte, por ajo u refuzua.
Liverpool ende po vazhdon bisedimet me Aston Villa për një marrëveshje me Doëning.
Klubi i Villas dëshiron 18 milionë për Doëning, kurse Liverpool ka ofruar 13 milionë, oferta është refuzuar nga drejtuesit e Villas.
Liverpool, gjithashtu, është në bisedime me Matan e Vlaencias, ku për 23 – vjeçarin janë të interesuara edhe City e Barcelona.
Valencia dëshiron 23 milionë euro për Matan, por Reds ende nuk kanë bëre ofertë, kurse Mata të ardhmen do ta mendoj nga e hëna pasi të kthehet nga kampionati evropian U-21, ku u shpall kampion me Spanjën.
Liverpool dëshiron ta transferoj edhe anësorin e Tottenhamit, Aaron Lennon.
Pasi që Liverpool po thuajse ka siguruar shërbimet e Steëart Doëningut, Damien Comolli është kthyer drejt Tottenhamit për të biseduar rreth çmimit të Lennon.
Damien Comolli e din se kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy do të jetë i vështirë për të arritur marrëveshje. Liverpool thuhet se do të ofroj 20 milionë funte.
Monday, 27 June 2011 08:36