Mesfushori portugez, Nani dëshiron që sa më shpejtë të zgjidh çështjen për të ardhmen e tij, pas arritjes se Ashley Young nga Aston Villa.
Kjo është edhe një arsye më shumë për shqetësimin e tij, pasi sipas medieve në ishull, Nani tash e sheh vetën më shumë në bankën rezervë. Për portugezin interesim kanë shprehur Juventus dhe Inter, por lojtari nuk e përmend vet se ku dëshiron të luaj. Megjithatë, ai deklaron se është i lumtur në Manchester, por kërkon më shumë hapësirë.
“Unë jam shumë i lumtur në Manchester. Ky ka qenë sezoni im më i mirë, por mund të jap shumë e më shumë. Jam ende i ri dhe kam nevojë për më shumë mundësi”, ka potencuar Nani.
United, stërvitjet i fillon me 4 korrik, ndërsa Nani do të bisedojë me Fegusonin për ta pyetur se cila do të jetë pozita e tij gjatë sezonit të ardhshëm.
Sunday, 26 June 2011 09:11