Mesfushori i Valencias, aktualisht në detyrë ndërkombëtare me të rinjtë e Spanjës, në Danimarkë, Juan Mata, është bërë objektiv interesimesh të merkatos në Liverpool, Barcelonë, Man City dhe Man Utd.
Babai i lojtarit dhe agjenti, Juan Senior, ka thënë se të gjitha bisedimet në lidhje me transferimin e tij do të fillojnë pas përfundimit të kampionatit në Skandinavi.
“Deri pas kampionatit, ne nuk do ta dëgjojmë askënd, e pas kësaj jemi të gatshëm për t’i marrë në konsideratë të gjitha ofertat”, tha Mata.
Një transferim i mundshëm i Matas në Anfiled, do t’iu kushtonte “të kuqve” rreth 20 milionë funte.
Friday, 24 June 2011 16:07