Nëse sulmuesi i Portos, Falcao, transferohet tek skuadra e Chelseat, atëherë vendi e Fernando Torres do të jetë i rrezikuar shumë, e aq mq shumë kur kihet parasysh edhe ardhja e trajnerit të ri, Andres Villas Boas. Falcao ka deklaruar se kërkon të ndjekë ish-trajnerin e tij, Villas Boas, tek Chelsea.
E përditshmja portugeze “O Jogo” tregon se Villas-Boas kërkon të transferojë në Stamford Bridge sulmuesin e Portos, Radamel Falcao, për ta zëvendësuar Fernando Torresin.
Mediet tregojnë se transferimi i Falcaos tek Chelsea mvaret nga ajo nëse “blutë” do ta gjejnë një klub që dëshiron ta blejë spanjollin.
Friday, 24 June 2011 15:00