Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Pele i ka sugjeruar bashkëkombësit të tij, Neymar që të kalojë në radhët e Realit të Madridit.
“Neymar është në gjendje të luajë në Spanjë. Kjo është, sepse karakteristikat e Neymar janë të ngjashme me ato të futbollit spanjoll. Tetë muaj më parë ai mund të shkonte në Angli, por unë i thashë jo, sepse atje nuk është stili i tij”, tha legjenda e futbollit botëror, Pele.
Lidhur me pozitën e Neymar në hierarkinë e futbollit botëror, ai tha se: “Tani për tani lojtari më i mirë në botë është Messi. Ronaldo është shumë i fortë, shënon shumë gola dhe ka një kapacitet të madh. Por, mos thoni që Neymar është më i miri në botë, sepse është një përgjegjësi e madhe për një 19 – vjeçar. Koha do të tregojë. Unë jam i sigurt se një ditë ai do të jetë më i miri në botë, por tani ju e keni ngarkuar me këtë përgjegjësi.”
Lidhur me akuzat e Maradonës një ditë më parë, ku kishte thënë se “Neymar është si Pele, i vrazhdë”, ai tha: “Maradona më do mua, nuk ka dyshim. Unë kam qenë një mijë herë me të dhe mua më pëlqen”, përfundoi Pele.
Thursday, 23 June 2011 13:01