Pas dymbëdhjetë vitesh, Bojan Krkiç do të largohet nga Barcelona. E ardhmja e tij quhet Roma. Ish-trajneri i Barcelonës B dhe trajneri aktual i Romës, Luis Enrique, e ka kërkuar me çdo kusht sulmuesin e Barcelonës.
Thuhet se Bojan ka vendosur që të shkojë pasi kërkon më shumë minuta. Zv/Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe drejtori sportiv i Andoni Zubizarreta, janë takuar dje në zyrat e klubit me drejtorin sportiv të Romës, Ëalter Sabatini.
Thuhet se Barcelona do ta shesë me një kusht Bojanin: Që ta rikthejë përsëri në Camp Nou, me një çmim 20% më shumë si ky çmimi i shitjes. Pra, Bojan mund të kalojë në Romë për 10 milionë euro dhe Barcelona mund ta riblejë atë më vonë, me çmimin 12 milionë euro. Megjithatë, sot do të bëhet gjithçka e qartë, do të mbyllen të gjitha kontaktet dhe do të nënshkruhet marrëveshja mes dy klubeve.
Wednesday, 22 June 2011 12:44