PSG, tani është blerë nga një familje tepër e pasur e Katarit dhe kështu, ata dëshirojnë të bëjnë një revolucion në këtë klub, duke transferuar emrat e mëdhenj të futbollit, njëri nga ta është Leite Kaka.
Klubi francez, i cili si duket do ta transferoj Leonardon, që do të emërohej drejtor i këtij klubi, thuhet se ai mund ta rrëmbej me vete edhe Kakan, por pasi braziliani për të satën herë thotë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Madridi, është pak e besueshme të ndodh kjo.
Për ish topin e art, janë të interesuar shumë klube evropiane, por ai si duket ka vendosur ta kthejë borxhin, të cilin e ka për klubin dhe tifozët madrilen, duke u munduar të rikthehet në formën e dikurshme.
Sunday, 19 June 2011 07:20