Argjentina vazhdon përgatitjet në prag të Kupës së Amerikës, por asgjë nuk shkon qetësisht në skuadrën e drejtuar nga Sergio Batista. Mediet vendase kanë vendosur në shënjestër yllin e futbollit argjentinas dhe atij botëror, Lionel Messi.
Këtë herë jo për ta lavdëruar e për t’i thurrur elozhe, por për ta kritikuar, pasi, sipas tyre, Lionel Messi i cili ndodhet në grumbullimin e kombëtares në Buenos Aires, më shumë se stërvitjes i është përkushtuar festës së organizuar nga vetë ai, në suitat e disa hoteleve më në zë të kryeqytetit argjentinas.
Alkooli, muzika dhe disa nga modelet më të njohura të Argjentinës, kanë qenë baza e festave të Lionel Messit, ndërsa kanë marrë pjesë edhe lojtarë të tjerë të kombëtares, përfshirë dhe dy vëllezërit Milito.
Trajneri Sergio Batista, në daljen e fundit përpara medieve, nuk ka dashur të komentojë në lidhje me festat e lojtarit të tij më të rëndësishëm, duke u fokusuar vetëm te aspektet teknike të skuadrës së tij.
Thursday, 16 June 2011 13:08