“Është e vërtete se kam nënshkruar një kontratë 4 – vjeçare me Bayernin”, i ka treguar Boatneg, gazetës gjermane Kicker, por për momentin gjithçka ka mbetur tek Manchester City, që do të jetë shumë vështirë.
“Kur Bayerni ofron kontratë është diçka e jashtëzakonshme për mua. Kjo ofertë nuk vjen çdo ditë. Unë njoh disa lojtarë në Bayern, dhe kjo për mua është mjaft e rëndësishme. Por, gjithashtu Bayerni është njëri ndër gjashtë ekipet më të mira në Evropë”, shtoi Boateng, i cili ka përmednuar edhe bisedën që ka patur me Manchesterin e që për të është shumë e rëndësishme.
“Ne kemi pasur një bisedë mjaft të gjatë dhe te rëndësishme me Manchesterin. Nuk është e lehtë që ata të më lëshojnë mua, por jam i sigurt se do të ma plotësojnë dëshirën time”, përfundoi Boateng.
Wednesday, 15 June 2011 11:48