Para se Guardiola të vinte në Barcelonë, Messi nuk arrinte të shënonte as 20 gola. Ndërsa, pas ardhjes se tij, ai arriti të shënojë dy herë më shumë gola.
Messi hap pas hapi u rrit në Barcelonë dhe arriti që të behet lojtari më i mirë në botë. Në moshën 11-vjeçare impresionoi me paraqitjet e tij, por më vonë u shfaq një problem, pasi që Messi u diagonostifikua me mungesë të hormoneve. Në atë kohë Messi ishte në një krizë financiare dhe nuk ishte asnjë klub i gatshëm të paguajë 900 dollarë në muaj për trajtimin e Messit.
Më pas, disa agjentë të Barcelonës e panë talentin e Messit dhe e dërguan atë në Barcelonë, për ta vlerësuar argjentinasin. Ai që në paraqitjen e tij të parë impresionoi, duke shënuar 5 gola. Këshut Messi fitoi një kontratë profesionale dhe këtu nis historia e tij me Barcelonën.
Doktorët nga Argjentina thoshin se Messi do te rritej vetëm 1.40 cm, por trajtimi në Barcelonë ia mundësoi që ai të rritej 1.69 cm. Edhe pse Barcelona shpenzonte miliona për transferimin e lojtarëve, siç duket trajtimi me pak para i Messit ishte investimi më i mirë i Barcelonës në histori të saj.
Messi debutoi në moshën 17-vjeçare dhe impresionoi me paraqitjen e tij, një gol i bukur kundër Albacetes i shtoi shpresat e tifozëve se Messi do të bëhej një lojtar i mirë, por asnjeri prej tyre nuk do të imagjinonte se Messi do të arrinte në ketë nivel. Shenja e parë se Messi është një super-lojtar ishte ai goli kundër Getafes, ku shënoi në stilin e Maradonës.
Rekordet e Messit nën udhëheqjen e Rijkardit
Sezoni 2004-05, 9 paraqitje, 1 gol, 0 asistime.
Sezoni 2005-06, 25 paraqitje, 8 gola, 4 asistime.
Sezoni 2006-07, 36 paraqitje, 17 gola, 3 asistime.
Sezoni 2007-08, 40 paraqitje, 16 gola, 13 asistime.
Total, nën udhëheqjen e Rijkardit: 110 paraqitje, 42 gola dhe 20 asistime.
Dhe shikimi në këto statistika tregon më së miri historinë se Messi është një lojtar shumë më i mirë nën urdhrat e Guardiolas se sa kur ishte nën udhëheqjen e Rijkardit. Kjo nuk është rastësi, pasi që Guardiola e lejoi Messin që të luajë me afër zonës se rreptësisë. Kur Messi u fut në ekip të parë, padyshim se ylli i skuadrës ishte Ronaldihno. Thuajse të gjithë lojtarët e Barcelonës mbështeteshin në të, por pasi Ronaldihno ra nga forma e tij, atëherë Barcelona nuk mbështetej në numrin 10 të skuadrës. Dhe kështu Messi filloi të gëzonte më shumë përgjegjësi, megjithatë ishte një luftë ndërmjet lojtarëve se cili ishte më kryesori.
Rekordet e Messit nën udhëheqjen e Guardiolas
Sezoni 2008-09, 51 paraqitje, 38 gola, 18 asistime.
Sezoni 2009-10, 53 paraqitje, 47 gola, 11 asistime.
Sezoni 2010-11, 55 paraqitje, 53 gola, 11 asistime.
Total, nën udhëheqjen e Guardiolas: 159 paraqitje, 138 gola, 53 asistime.
Pasi që Rijkard nuk ishte në gjendje që ta ruante harmoninë në skuadër, Guardiola erdhi i vendosur dhe vendosi që t’i largojë disa lojtarë nga skuadra. Largimi i Ronaldihnos i lejoi më shumë hapsirë Messit dhe ky mori numrin 10. Që në sezonin e parë, nën urdhrat e Guardiolas shënoi 38 gola dhe 18 asistime, dhe që nga largimi i Eto’o, Messi fitoi edhe më shumë përgjegjësi dhe filloi të luante në qendër. Kjo dha frytet e saj, duke shënuar 100 gola në 2 sezone.
Messi luante më afër zonës se më parë, por ndihmë e madhe e tij ishte edhe besimi dhe motivimi i Guardiolas. Ai shumë më parë ka dalë nga hija e Ronaldihnos, duke u bërë një lider i padiskutueshëm dhe po ashtu ka formuar një treshe me Xavin dhe Iniestën, të cilët çdo skuadër janë në gjendje ta shkatërrojnë.
Messi, po ashtu, ka pasur fat pasi që nuk ka pësuar ndonjëherë ndonjë lëndim serioz dhe kjo mund të quhet edhe meritë e Barcelonës, e cila përdorë një makinë që mund të zbulojë se sa të lodhur janë lojtarët dhe kur mund të pësojnë lëndim.
Tuesday, 14 June 2011 19:01