Dy lojtarët e Barcelonës, Puyol dhe Xavi, janë në mesin e të nominuarve për çmimin “Këmba e Artë” për këtë vit, që iu jepet lojtarëve që janë mbi 29 vjeç.
Një juri prej 58 gazetarëve të sportit nga gjithë bota, ka dhënë listën e dhjetë kandidatëve për çmimin “Këmba e Artë”.
Kandidatët e dominuar janë: David Beckham, Gianluigi Buffon, Iker Casillas, Didier Drogba, Samuel Eto’o, Ryan Giggs, Raul Gonzalez Blanco, Javier Zanetti, Carles Puyol dhe Xavi Hernandez.
Votat janë të vlefshme deri më 7 tetor, në orën 12:00. Çmimi do të jepet tre ditë më vonë, më 10 tetor, në Monte Carlo.
Fituesit e kaluar janë: 2003 – Roberto Baggio, 2004 – Pavel Nedved, 2005 – Andrej Shevchenko, 2006 – Ronaldo, 2007 – Alessandro del Piero, 2008 – Roberto Carlos, 2009 – Ronaldinho dhe 2010 – Francesco Totti.
Tuesday, 14 June 2011 12:24