Tensioni i nervave është i lartë në marrëdhënien mes klubit të Juventusit dhe mesfushorit brazilian, Felipe Melo. Në një intervistë të dhënë për gazetën e njohur sportive italiane Gazzetta dello Sport, mbrojtësi brazilian ka shprehur pakënaqësitë në lidhje me drejtuesit e klubit bardhezi.
“Emri im është përfshirë në shumë tratativa merkatoje, por klubi nuk i ka përgënjeshtruar asnjëherë, u shpreh dje Melo. Jam i mendimit se kjo që po bën klubi është mungesë respekti ndaj meje. A dua unë të qëndroj? Unë e dashuroj Juventusin dhe shpresoj të qëndroj këtu. Megjithatë nuk qëndroj te skuadra ku nuk më duan. Por, nëse do të duhej të iki, do të jem unë ai që do të zgjedh.
Nuk duket më dhe aq i largët një shkëmbim me Diarra të Reali i Madridit.
Tuesday, 14 June 2011 09:37