Arsenali ende nuk e ka pranuar ofertën, por as nuk e ka refuzuar, vetëm ka kërkuar kohë, teksa Fabregas ka arritur marrëveshje 5-vjeçare me Milanin me një page prej 5.3 milionë eurosh në sezonë.
Fabregas ka kërkuar kohë që të dëgjojë edhe Barcelonën, para se të pranojë zyrtarisht Milanin. Gjithçka pritet te zgjidhet deri në fund të muajit apo deri më 20 qershor, kur Galliani dhe Raiola do udhëtojnë në Londër për të mbyllur marrëveshjen. Priten konfirmime gjatë ditëve në vazhdim.
Ndërsa, Christian Bertani, sulmuesi i Novaras që hyri në Serie A, për sezonin e ri caktoi mbrojtësin më të vështirë që do të takohet. “Besoj që vitin tjetër do ta kemi të vështirë me një mbrojtës, Thiago Silvan, që nuk është vetëm mbrojtësi më i mirë në Serie A, por në të gjithë botën”, tha Bertani.
Monday, 13 June 2011 18:54