Siç shkruajnë mediet spanjolle, Mourinho dëshiron të ketë një mesfushor tjetër shkatërrues.
Mesfushori i cili i pëlqen më së shumti është Essien, të cilin e pati lojtar derisa ishte trajner i Chelseas, dhe ai i di aftësitë e tij, prandaj edhe dëshiron ta këtë në ekip, por problem është se çmimi i ganezit është 40 milionë.
Një tjetër mesfushor qe i intereson Mous, është M’vila, mesfushori 20-vjeçar francez, me origjinë kongoleze, çmimi i të silit është 30 milionë dhe kontrata me Rennes skadon në vitin 2015.
Mundësia e fundit e Mourinhos është Momo Sisoko, një lojtar me një fizik të shkëlqyer, që do të ishte një zëvendësim i përkryer i Lass Diarras, dhe do të ishte ndoshta një transferim i lehtë. Ai nuk po gjen vend startues në Juve dhe shumë lëndimet e kanë munduar gjatë këtij sezoni.
Monday, 13 June 2011 18:37