“Chico është një golashënues natyral dhe është një profesionist i ri fantastik. Ai do të shkruajë emrin e tij në librat e Manchester Unitedit. Ai ka dëshirë të bëhet lojtar i klasit”, ka thënë Ferdinand.
Ndërkaq, Nemanja Vidiç, nuk lëviz nga United. Bëhet fjalë për një ofertë nga Juventusi për qendërmbrojtësin e Manchesterit, por Vidiç e dashuron skuadrën shumë.
Agjenti i tij, Silvano Martina, duke iu përgjigjur thashethemeve për një lëvizje të Vidiçit tek Juventus, tha: “Kam biseduar me kolegun tim në lidhje me transferimin në ndonjë skuadër, e ai më tha: ‘Unë jam kapiten i Manchester United, jam duke fituar mirë dhe kam fituar pothuajse gjithçka. Pse duhet të shkoj në Itali, tani, kur futbolli italian kalon nëpër një periudhë të trazuar’. Kjo përgjigje m’u dha kur e pyeta atë. Mendoj se ai nuk lëvizë nga këtu”, tha agjenti i Vidiçit, Silvano Martina.
Monday, 13 June 2011 18:29