I shumë kërkuari Alexis Sanchez, mund të bëhet në ditët e ardhshme, përforcimi i parë i Pep Guardioles. Operacioni “Sanchez” nuk ka mbaruar akoma, por klubi i Udinese nuk e përjashton largimin e mundshëm të kilianit. Kjo gjë është pranuar dje nga sekretari teknik i klubit Italian, i cili tha: “Është e qartë, se kur një lojtar dëshiron të largohet, ne nuk e ndalojmë atë. Qëllimi i klubit tonë, është që ta mbajmë Sanchezin, por interesi i shumë ekipeve Evropiane, e komplikojnë situatën.”
Edhe Manchester City është futur në garë dhe atë fuqishëm për ta transferuar sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez.
Talenti kilian i Udineses, Alexis Sanchez siç thamë edhe me lartë kërkohet nga e gjithë Evropa, por të “varfërit” nga Anglia i kanë ofruar skuadrës italiane 40 milionë funte për sulmuesin e tyre dhe deri më tani është skuadra që ka ofruar më së shumti në të mirë të Udineses.
“Sky Sport 24” tregon se Manchester City është duke i bërë garë Barcelonës, Interit dhe Real Madridit, për të transferuar Sanchezin, pasi ishullorët e Manchester Cityt kanë bërë një ofertë prej 40 milionë euro për sulmuesin dhe janë ne gjendje ta rrisin akoma atë.
Sunday, 12 June 2011 14:15