Shumë lojtarë të Realit shpresojnë që në sezonin e ardhshëm do ta të kenë në ekip Sergio Agueron. Mesfushori Mesut Ozil tha se ”Madridi e ka rezervuar numrin 10 për Agueron”.
Sot këtë numër e mban Lass, por në qoftë se ai qëndron në Madrid, do ta marrë numrin 6, për t’ia lënë numrin 10-shin Ozilit, por në qoftë se transferohet ndonjë sulmues tjetër, si p.sh. Aguero, atëherë ai do ta mbajë numrin dhjetë.
Në anë tjetër, rivali i përgjakshëm i Real Madridit, Barcelona sot do ti fillojë bisedimet me skuadrën e Arsenalit për transferimin e sulmuesit të Arsenalit. Këto bisedime do të fillojnë nga zeroja dhe gjithçka rreth kësaj negociate do të bëhet e ditur në ditët në vazhdim.
Barcelona sot është duke e pritur agjentin e lojtarit David Dein, i cili është në dijeni se për çfarë lufton Arsenali në këtë bisedime.
Barcelona dhe trajneri i saj, Pep Guardiola, e kërkojnë prej kohësh me ngulm, ndërsa vetë Fabregas ka shprehur dëshirën për të luajtur tek Barcelona, por asnjë gjë nuk është e sigurt, pasi çdo gjë do të vendoset në orët në vazhdim.
Saturday, 11 June 2011 17:52