Lojtari afrikan, 31-vjeçari Seydou Keita, që ka pasaportë franceze, duket se dëshiron të largohet nga Barcelona, në drejtim të Milanit. Djalli mund të përfitojë nga kjo, por duke pasur parasysh moshën e lojtarit, kjo duket si jo praktike: është mjaft e vështirë që Galliani ta sjellë atë në Milan dhe se ai nuk do të përqendrohet vetëm tek Keita.
Galliani dëshiron ta përforcojë ekipin, duke blerë lojtarë të rinj dhe me një të ardhme të sigurt, duke përfshirë edhe shumë kontrata që do të përfundojnë në qershor të vitit 2012. Mesfushori i Barçës, edhe pse ka karakteristika të mira për mesfushën, është e vështirë që të veshë fanellën e rossonerëve në sezonin e ardhshëm.
Në anën tjetër Arsenali është duke u ”çmendur” pas talentit te Barcelonës, Gerard Deulofeu. Ai është vetëm 17 vjeç, dhe luan për të rinjtë e Barcelonës.
Sportsmail ka njoftuar se shefi i Arsenalit, Steve Rowley, ka qenë në Zvicër, në fillim të këtij muajti, për të vëzhguar talentin 17-vjeçar (atëherë kur ai luante me moshat e reja të Spanjës). Misioni i Arsenalit është që të nënshkruajë me talentin e Barcelonës, para ditëlindjes se tij, e cila është më 18 mars.
Saturday, 11 June 2011 17:45