Emrat e rinj që do të kalojnë në Inter, janë të menduar nga trajneri i Interit, Leonardo, së bashku me presidentin e klubit, Massimo Moratti dhe drejtorin Marco Branca.
I pari, Javi Marquez, mesfushori i Espanyolit, është në mendje të Leonardos, i dyti, Daniele De Rossi, është një ide e presidentit Massimo Moratti, ndërsa Raul Meireles është një ide e Marco Brancas.
Drejtori teknik duket se e ka kërkuar informacion nga Liverpool. 11 milionë euro është vlera e kartonit te tij. Përveç këtyre, mediat italiane citojnë edhe emrin e Musa Sissokos.
Ndërsa, sipas një raporti të sotëm nga “Corriere Mercantile”, Inter dhe Genoa kanë gjetur një marrëveshje definitive për kalimin e Mattia Destros në Genoa. Klubi Preziosit raportohet të ketë arritur në një marrëveshje me Massimo Morattin, me çmimin e 4 milionë eurove dhe do të gëzojë të gjithë kartën e sulmuesit.
Friday, 10 June 2011 18:59