FC Barcelona është në kontakt me tre super-lojtarë, Cesc Fabregas, kapiteni i Arsenalit (mesfushor), Alexis Sanchez, nga Udinese (sulmues) dhe Giuseppe Rossi, nga Villarreali (sulmues).
Dy nga këta të tre janë parë në Barcelonë.
Cesc Fabregas gjendet në Barcelonë, ku ka ardhur ta vizitojë familjen e tij dhe pas pak do të shkojë në pushime me dy miqtt e tij nga Barcelona, Gerard Pique dhe Carles Puyol, në Ibiza.
Thuhet se edhe Rossi është parë në Aeroportin e Barcelonës. Ndërsa, menaxheri i Sanchezit gjendet në Barcelonë që një kohë të gjatë.
Cesc Fabregas i ka bërë të ditur Wengerit se ai dëshiron të largohet nga “gunners”, ndërsa Wenger thotë se ai nuk do të luajë në ndonjë skuadër angleze dhe thotë se Spanja është një destinacion i mundshëm – Real Madrid ose Barcelona, po dëshira e Fabregas është vetëm Barcelona. Madje, thuhet se Fabregas ka arritur marrëveshje me Barcelonën për kërkesat personale.
Bashkëlojtari i Cesc në Arsenal, Andrei Arshavin, tha: “Para se të shkonim në pushime, Fabregas na dha dhurata të vogla secilit prej nesh dhe unë e pyeta: “Çfarë është kjo? Dhuratë lamtumire?. Ai nuk tha asgjë. Kjo do të thotë se diçka fshihet prapa heshtjes së tij”.
Cesc e pranon edhe rrogën më të ulët, vetëm e vetëm që të luajë për Barcelonën. A do të kthehet në Londër, apo do të mbetet në Barcelonë, mbetet të shihet.
Alexis Sanchez është lojtari tjetër që është shumë afër të nënshkruajë me Barcelonën. Edhe me Sanchez, thuhet se është arritur marrëveshja për kushtet personale të lojtarit.
Presidenti i klubit bën të ditur se Barcelona është skuadra favorite për të marrë shërbimet e Sanchezit. Përfaqësuesit e lojtarit gjenden në Barcelonë për të biseduar. Madje, para disa ditëvem janë bërë publike edhe rroga e lojtarit që thuhet të jetë tre milionë euro për sezonë, me një kontratë 4-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Në një lajm tjetër thuhet se Barcelona do të paguajë 25 milionë euro dhe në bazë të suksesit, t’i jepen edhe 5 milionë të tjera Udineses.
tjetër është edhe përfshirja e lojtarëve të Barcelonës, siç janë Soriano, Bojan, Jeffren, Romeu ose ndonjë tjetër. Çdo ditë pritet që Sanchez të nënshkruajë, e kur do të ndodhë kjo, mbetet ta shohim.
Giuseppe Rossi është emri tjetër që do të mund të nënshkruajë në këtë sezon për Barcelonën. Sulmuesi i Villarrealit thotë se është një ëndërr të luajë për Barcelonën. Ai vlerëson se Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Si duket, as Rossi nuk do të ketë problem me kërkesat personale. E vetmja që duhet është marrëveshja me Villarrealin.
Së fundi, menaxheri i Rossit tha se Barcelona mund të nënshkruajë me të Rossin dhe Sanchezin. Disa lajme thonë se Villarreali kërkon shumë, disa lajme thonë se Rossi nga çasti në çast do të nënshkruajë.
Duket se Barcelona po rri e mbyllur për media, dhe secili nga ta në çdo moment mund të hedhë nënshkrimin dhe të jetë surpriza e parë e Barcelonës.
Ndërsa, lojtari më i mirë në botë, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se shpreson që një ditë do të luajë në fushën e stadiumit të Napolit. Napoli është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë që kur ka luajtur Maradona.
“Për ne argjentinasit, stadiumi Sao Paolo është një inspirim i madh. Gjithmonë është mirë të luash me një ekip që ka histori të madhe, dhe nëse në atë ekip luan edhe Lavezzi, atëherë do të jetë edhe më interesant”, ka thënë Messi.
Çka mendon për Edison Cavanin? – “Atë e njoh mirë. E çmoj, është një futbollist i shkëlqyer. Uruguajanët do të jenë një ndër favoritët në Copa America dhe do të ishte mirë të takohemi në finale”, ka thënë Messi.
Friday, 10 June 2011 10:47