Gerard Pique, i njohur ndryshe si “Waka, Waka” konsideron se ekipi i Jose Mourinhos duhet të fokusohet më shumë në futboll se sa në përralla e tregime
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka ndërtuar rrjetin e tij të spiunazhit, për të qëndruar në hap me lëvizjet e Barcelonës në merkato.
Mediet spanjolle shkruajnë se Mourinho po i shfrytëzon agjentët e tij më të afërt, përfshirë Jorge Mendes, për t′u informuar në atë se çfarë po bën Barcelona.
Interesant është fakti se disa ditë pasi doli lajmi se Barça e dëshironte yllin e Santosit, Neymar, u tha se Real Madridi kishte kontaktuar me legjendën braziliane Ronaldo, për të ndikuar te lojtari, që ai të zgjedhë Madridin.
Ndërsa lojtari i Barcelonës, Gerard Pique, i njohur ndryshe si “Waka Waka” konsideron se ekipi i Jose Mourinhos duhet të fokusohet më shumë në futboll se sa në përralla e tregime.
“Në futboll të kthehet aq edhe sa ke investuar, andaj ata (Real Madrid) duhet të flasin më pak dhe më shumë të fokusohen në gjëra të tjera”, tha “Waka, Waka”.
“Të gjithë e dimë se ku është kufiri. Nuk dëshirojmë që akuzat e rrejshme të përsëriten. Askush nga ne nuk flet për referë. Ne plotësisht jemi të fokusuar në futboll dhe të gjitha të tjerat i lëmë anash”, përfundoi Pique.
Friday, 10 June 2011 10:27