Bruno Satin ka thënë se për El Kun deri më tani është interesuar vetëm Juventusi.
Sipas tij, torinezët kanë shprehur një interesim zyrtar. Për ta Atletico mund ta lejonte argjentinasin që të largohej edhe për një shumë më të vogël se 45 milionë euro, kurse për rivalët e qytetit, galaktikët e Madridit, ata pranojnë vetëm 45 milionë euro, pra klauzolën e prishjes së kontratës.
Tashmë topi është në fushën e Marottas, i cili duhet të vendosë nëse do t’i sjellë ata 2-3 kampionë që ka premtuar apo jo.
Krahët e mbrojtjes janë drejt rregullimit me Zieglerin dhe Lichtsteinerin, e tashmë duhet menduar për anësorët e mesfushës dhe kampionin në sulm.
Friday, 10 June 2011 10:22