Durrës – Skuadrat përfaqësuese të vendeve të Ballkanit do të konkurrojnë nesër në Pordenone (Itali) në edicionin e parë të Kupës “Alpe Adria dhe Ballkani”.
Gaspër Daupi, një nga organizatorët e ekipit tonë kombëtar “Shqipëria 7”, që stërvitet në Itali, tha se në edicionin e parë marrin pjesë tetë skuadra, dy nga të cilat vendase dhe gjashtë të tjera përfaqësuese të vendeve ballkanike.
Shqipëria, Rumania, Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Bosnjë e Hercegovina, së bashku me ekipet vendase “Dozhët” dhe “Forum Iuli”, do të ndeshen nesër paradite në dy fushat e stadiumit përkatës të Pordenones, me sistem rrethi. Faza finale do të organizohet pasdite dhe ndeshja që do të përballë dy ekipet finaliste pritet të zhvillohet në mbrëmje, së bashku me ceremoninë përkatëse.
Kjo veprimtari ballkanike është programuar një vit më parë, tha Daupi, i cili shton se lojtarët më të mirë shqiptarë të regbisë në Itali kanë nisur edhe një projekt të përbashkët me shkollat shqiptare për përhapjen e këtij sporti thuajse të panjohur në vendin tonë. Në qershor të vitit të kaluar ata nisën realizimin e projektit “Albania XV” dhe në bashkëpunim me shkollën “Shaqe Mazreku” në Durrës punuan për ngritjen e ekipit të parë të regbisë për fëmijë.
Ornel Gega, Besmir Metaliaj, Savien Daupi, Damian Buzi, Laert Nako, Kreshnik Xhanari dhe Ogert Pako janë disa nga emrat profesionistë dhe amatorë, të cilët janë pagëzuar dy vjet më parë si ekipi ynë kombëtar i regbisë. Disa prej tyre luajnë me ekipe profesioniste në kampionatin italian të regbisë, përfundoi Gaspër Daupi.
|
|
Friday, 10 June 2011 09:58 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »