Fabian Duro, i njohur ndryshe si “New Ronaldinho”, është një futbollist shumë i talentuar dhe me pak fjalë mund të përshkruhet si një talent të madh, që premton shumë në të ardhmen. Mosha e tij e re të bën të besosh tek ky djalë se do të këtë një të ardhme shumë të mirë.
Manovrimet e shqiptarit Fabian Duro, të cilat të bëjnë të brohorasësh me plot zemër, dëshiron t’i shohë çdokush. FSHF duhet t’i hedhë sytë e t’i menaxhojë mirë këta talentë, t’i provojë në prova konkrete, t’i testojë, t’i ruajë, nëse duan të ndërtojnë të ardhmen e futbollit, të mos lejojnë që këta talente të peshkohen nga vende të tjera, por t’i mbajnë e trajnojnë mirë këtu, që të ndërtojnë të ardhmen e një ekipi kombëtar dinjitoz e të aftë për të konkurruar mjaft mirë në arenën ndërkombëtare.
Ka ardhur koha që këta lojtarë të mbështeten fuqishëm, sepse janë e ardhmja jonë. Një gjeni sikurse Fabian Duro shihet qartë që në manovrat me topin është i shkëlqyer, talenti i tij i jashtëzakonshëm që ka, nuk diskutohet.
Fabian Duro cilësohet si “New Ronaldinho”, por më mirë kishte me qenë “Ronaldinho shqiptar”. E meriton plotësisht të cilësohet kështu, sepse është një futbollist i cili manovron me topin shumë mirë dhe ngjason shumë me Ronaldinhon e Brazilit.
Fabian Duro, shpresojmë ta ketë një karrierë sa më të pasur dhe ta përfaqësojë me dinjitet emrin e Shqipërisë kudo që të jetë. Në të ardhmen ky lojtar do të lakmohet nga shumë skuadra prestigjioze evropiane.
Thursday, 09 June 2011 20:06