Sipas Corriere dello Sport, Inter mund të pranojë një shkëmbim me Chelsean, për Sneijderin në kampin zikaltërdhe Maloudan e Essien te blutë.
Moratti ka thënë se nëse vjen një ofertë, atëherë do të bisedojmë.
Në anën tjetër është konfirmuar se Chelsea është e gatshëm për të transferuar Wesley Sneijder, por Interi nuk duket i gatshëm për ta lënë mesfushorin holandez, përveç nëse ata të arrijnë një ofertë në mes të 35 dhe 40 milionë eurove. Ekipi anglez është i gatshëm për ta paguar në ketë çmim.
Në anën tjetër, Inter dhe Genoa janë të gatshëm për të kryer një shkëmbim. Interi mund të marrë Rodrigo Palacio,n kurse në Genoa Pandevin, largimi i të cilit nga Milano është gjithnjë e më i afërt.
Ndërkaq, ka filluar edhe lufta milaneze e kësaj merkatoje, për Stephan El Shaarawy. Kështu shkruan SS, që tregon për një bisedë telefonike midis Adriano Gallianit dhe Enrico Preziosit. Stephan El Shaarawy është edhe në fokusine interesimit të Interit, i cili tani e ka hapur derbin mes Milanin.
Thursday, 09 June 2011 12:24