Ish-lojtari legjendar i Real Madridit, Manolo Sanchis, i cili tërë karrierën e kaloi në klubin madrilen, ka thënë se “Aguero dhe Neymar janë dy lojtarë të mëdhenj dhe të rinj, që e kanë karrierën përpara. “Ka shumë emra të cilët po spekulohet se mund të transferohen në Madrid, por ne do të shikojmë se çfarë do të ndodhë deri në fund të afatit veror”, ka thënë Sanchis.
Ai foli edhe për të rinjtë madrilenë. “Akademia e Real Madridit është më e mira në botë. Ata duhet të kenë durim, sepse për të hyrë në ekipin e parë është shumë vështirë, nuk duhen të zhgënjehen nëse klubi i transferon diku tjetër. Atëherë gjithçka varet nga lojtari se çka tregon në atë klub dhe e ka mundësinë të rikthehet”.
Wednesday, 08 June 2011 15:31