Luis Suarez pranon se do t’u rihapet një plagë e vjetër kur kombëtarja e tij do të ndeshet në miqësoren kundër kombëtares së Dirk Kuyt, përkatësisht Holandës.
“Unë kam një gjemb në trupin tim pasi nuk pata mundësi t’i ndihmoj kombëtares sime në atë ndeshje kundër Holandës, mirëpo shpresoj se “atë gjemb” do ta largoj të mëkurën mbrëma.
Ndërsa, sa iu përket pretendentëve kryesorë për ta fituar Copa America, Luis Suarez mendon se Uruguaji, Brazil dhe Argjentina janë pretendentët kryesore.
“Argjentina, Brazili dhe Uruguaji janë pretendentë historikë në këtë garë, mirëpo nuk duhet ta harrojmë Kilin dhe Paraguajin që patën paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Botës”, tha ai.
“Shpresoj se Copa America do të jetë turne i madh sivjet dhe, po ashtu, njëkohësisht shpresoj se do ta fitojmë ne, kombi i Uruguajit”, tha Suarez.
Wednesday, 08 June 2011 11:19