Francezi ka qenë i lidhur me një kthim në Angli, me Manchester United, Liverpool dhe Tottenham, të cilët janë të interesuar për e ish-lojtarin e Portsmouthit, dhe ai ka refuzuar të përjashtojë mundësinë për largim.
“Nëse unë do ta lë Madridin, atëherë këtë do ta bëjë vetëm për t’u kthyer në Premier League”, tha ai për SS.
“Unë e kam dashur kohën atje, posaçërisht vitin e fundit para se të vija në Madrid, kur fituan FA Cup”.
26-vjeçari u bashkua me Real Madrid në vitin 2009, por ka luftuar shumë t’u bërë pjesë e ekipit startues. Megjithatë ai pranon se largimi do të ishte një hap poshtë, pasi ndihet se tashmë është në klubin më të madh të planetit. “Unë jam në Real Madrid, klubin më të madh në botë”, tha ai.
Wednesday, 08 June 2011 11:13