Sipas DailyMail, Sir Alex Ferguson planifikon që merkaton e kësaj vere të hap me transferimin e mesfushorit të Aston Villas, Ashley Young duke ofruar 20 milion euro. Young me transferimin tek United, do të ketë përparësi të luaj në ligën më prestigjioze në botë, Ligën e Kampionëve.
Sipas DailyMail, Manchester United do të kompletoj transferimin e Ashley Young në 48 orët e ardhshme, apo në dy ditët e ardhshme. Young ka kontratë me Villan edhe për një vit tjetër. Ashley Young ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Manchester United, Gjithnjë sipas faqes më të njohur angleze, Dailymail.
Ashley Young ishte duke u përcjellë edhe nga Man City dhe Liverpool por ai vendosi që zemra e tij të transferohet tek Manchester United. Young shihet si zëvendësues i Ryan Giggs në krahun e majtë dhe si pasoj e ardhjes së tij në Old Trafford mund të shkaktoj largimin e Nanit nga Manchester United. Nani u kërkua nga Juventus në Seria A.
Megjithatë mbetët të shihet në dy ditët e ardhshme, a është e vërtet apo është një spekulim i rradhës.
Wednesday, 08 June 2011 10:58