Mesfushori i Real Madrid, turko-gjermani Mesut Ozil, ka shkëlqyer në fitoren e Gjermanisë (3-1) në fushën e Azerbajxhanit.
Ozil shënoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa asistoi te goli i M. Gomez, në minutën 41, kurse golin e tretë e shënoi Schurrle.
Vlenë të përmendet se në ketë ndeshje Ozil kishte disa raste të mira dhe një lojë të mirë.
Khedira mungoi, për shkak te lëndimit. Po ashtu, edhe mesfushori Xabi Alonso ka shënuar në fitoren e Spanjës (3-0) kundër Venezuelës. Alonso shënoi në minutën e 45-të.
Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento e ka mbrojtur yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon. “Unë mendoj se fishkëllimat kundër Ronaldos janë plotësisht të padrejta dhe është një sjellje shumë e pakëndshme nga fansat, sidoqoftë, këto gjëra si duket janë bërë një pjesë e profesionit tonë. Ronaldo është një kapiten i mirë dhe shembull i mirë për t’u përcjellë nga të tjerët”.
“Ai ma bën punën shumë më të lehtë, mua, si trajner. Ai meriton më shumë respekt dhe duhet të trajtohet si një lojtar i mirë, ashtu siç është”, tha Bento për mediat.
Si duket, nënshkrimi i Coentraos do të dalë ”dardhë me bisht”, pasi tani klubi portugez dëshiron ta padisë klubin madrilen. Benfica është duke shqyrtuar një ankesë kundër Real Madridit, për bisedime me lojtarin e tyre, pa e lejuar klubi i tij.
Gjithashtu, “Ekipi i Shqiponjave” do ta dënojë edhe Fabion, pasi ky i fundit ka dhënë intervistë për gazetat spanjolle. Sipas rregullores së klubit, lojtari nuk ka të drejtë të japë intervista pa lejen e klubit, ndërsa rregullorja e UEFA-së, thotë kështu: “Klubi i intersuar mund të negociojë me lojtarin vetë, nëse i kanë mbetur edhe gjashtë muaj në kontratë”.
Wednesday, 08 June 2011 10:46