Me një lojë mesatare, Ansi Agollin katastrofal, Vangjelin e shpërqëndruar totalisht nga përgjegjësia e tij dhe Lilën e skuqur në pjesën e dytë, Kombëtarja Shqiptare pranoi dy gola fatalë, në Zenicë, nga Bosnjë e Hercegovina, në rrugën drejt kualifikimeve në Kampionatin Evropian, Euro 2012.
Një pjesë e kombëtares, krejt e papërgjegjshme në fushë, bëri që të kishte shumë pak raste për golgeterin Hamdi Salihu, i cili në secilin moment ishte i gatshëm të presë topat që s’i vinin dot, drejt golit kundërshtar.
Shqipëria humbi ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012, 2:0, nga Bosnjë e Hercegovina, duke u zhvendosur në pozitën e parafundit, nga pozicioni i favoritit për t’u kualifikuar në të cilën gjendej para fillimit të kësaj ndeshjeje.
Shqiptarëve iu mbetet të shpresojnë në kualifikimet tjera në garat ndërkombëtare.
Tuesday, 07 June 2011 23:43