Nuk është sekret që mesfushori ofansiv i Romës mund të largohet në këtë verë. Sipas Sportmediaset, Milani dhe francezi tashmë janë marrë vesh mbi çështjen e kalimit të tij tek rosonerët.
Megjithatë, rosonerët ende nuk janë marrë vesh me Romën. 24-vjeçari, i cili kaloi një sezon mjaft të mirë tek romakët, posaçërisht në pjesën e parë të sezonit, nuk mund ta humbë këtë shans mjaft të mirë që të kalojë te klubi më titullar në botë.
Besohet se Milani mund ta marrë atë për më pak se 10 milionë euro. Menez ka disa karakteristika të lojtarit X të publikuar nga mister Allegri, ai ka goditje të mirë, dy këmbë teknike, ka pasaportë dhe luan në Serie A, por, megjithatë ai nuk ka flokë shumë, siç tha Allegri dhe ka një gjatësi prej 1.81 m.
Ka kaluar një kohë e gjatë, por kohët e fundit ka befasuar të gjithë, playmakeri i ri Gjenovian i huazuar në Padova, Stephan El Shaarawy. Në vrojtimet e kryera nga Milani në të kaluarën, ai tregoi shfaqje interesante në Serie B, dhe kështu rriti interesin e madh te klubet italiane.
Sipas raporteve nga Corriere dello Sport, Interi do të përpiqet që ta mundë konkurrencën, duke i ofruar Genoas rreth 10 milionë euro për ta fituar këtë lojtar me perspektivë. Është shumë e vështirë që të pranohet oferta e parë e Interit, ngase ata dëshirojnë një ankand, ngase ata kanë për qëllim që të fitojnë sa më tepër para në arkën rosseblu.
Tuesday, 07 June 2011 18:52