“Ka disa detaje për transferimin tim, unë dua qe çdo gjë të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur”. Këto janë fjalët e Dani Parejos, të cituara nga e përditshmja franceze L’Equipe.
Mesfushori i Valencias është transferuar për të mbushur largimin e mundshëm të Ever Banegas nga ky klub. Banega, në kohët e fundit ka qenë shpesh i lidhur edhe me klubin zikaltër.
Ndërsa arrijnë lajme të reja mbi Alexis Sanchez në frontin e Sky Sport. Sipas raporteve, të premten do të ketë një takim vendimtar midis agjentit të lojtarit dhe Barcelonës, dhe nëse negociatat do të ngecin, do të hyjë në këtë transferim edhe talenti Bojan Krkiq. “Sanchez tani është shumë afër me Barcelonën”, siguron SS24.
Tuesday, 07 June 2011 17:35