Del nga selia e Federatës Italiane të Futbollit i zymtë në fytyrë Andrea Agnelli. I pyetur nga gazetarët, ai u përgjigj: “Do të flas herën tjetër”.
Djali i presidenti të Udineses, Gino Pozzi, duke dalë nga selia, flet në spanjisht. Mendohej se po fliste me drejtues të Barcelonës për kalimin e Sanchezit te blaugrana, gjë që duket një hap larg tashmë kur lojtari ka arritur akordin me spanjollët.
Vështirësohet edhe kalimi i Inlerit, i cili sot është shprehur se nuk ka arritur asgjë me Juventusin, thjesht është shprehur i kënaqur për interesimin e bardhezinjve. Nga ana tjetër, është shprehur i lumtur për interesimin e Napolit dhe tifozët napolitanë që e mbështesin gjithnjë.
Siç duket, si Inler ashtu edhe Sanchez janë larg Juventusit.
Francezët kanë shkëlqyer gjithmonë në Torino. Marotta dhe Paratici vazhdojnë të shikojnë me sy të kujdesshëm futbollin francez. Objektivi numër 1 është Franck Ribery, që sipas Gazzetta.it, është në kërkim të një eksperience të re pas 4 viteve në Gjermani. Për të Juventusi duhet të mposhtë konkurrencën e Chelseat, Manchester Cityt dhe Interit.
Nga emrat e rinj shfaqet ai i portierit të Lyont, Hugo Lloris, i vlerësuar 15 milionë euro nga transalpinët. Francezët janë të gatshëm ta lejojnë të largohet për atë shumë, në mënyrë që të mund të investojnë në lojtarë të rinj. Për të mbetet konkurrenca e Liverpoolit, Manchesterit Unitedit dhe Arsenalit.
I fundit në listë është Karim Benzema, i cili konsiderohet i pashijshëm nga Mourinho dhe për të cilin Arsenali ka ofruar 25 mln euro.
Marrëveshja mes Mirko Vuçiniçit dhe Juventusit duket se ka arritur fazën finale. Sipas calciomercato.com, lojtari dhe agjenti i tij Alessandro Lucci, kanë vendosur që sezonin e ardhshëm të luajnë për Juventusin.
Së shpejti do të ketë një takim ku Vuçiniç do të pranojë kontratën prej 3.5 milionë në sezonë, kurse Roma do të pranojë 18 milionë euro në vit. Drejtuesit verdh e kuq, pas rezistencës së shprehur disa javë më parë, sidomos nga presidenti i ri, Thomas Di Benedetto, që gjen tek malazezi lojtarin e tij të preferuar, tashmë duken të gatshëm që ta lënë të lirë.
Zëvendësuesi i tij duket të jetë Lukas Podolski, i Këlnt, për të cilin mjafton të paguajnë 15 milionë.
Sipas të përditshmes sportive “Tuttosport”, Juventusi është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për të marrë mbrojtësin e djathtë të Lazios, Stephan Lichtsteiner (27).
Zvicerani, është i gatshëm të heqë dorë nga 2 milionë euro për Juventusin dhe kështu që marrëveshja mund të mbyllet për 10 milionë euro, në vend të 12 që kërkonte Lotito.
Gjithsesi, Marotta do të mundohet që të përdori edhe Storarin për të ulur akoma më shumë çmimin. Në orët në vazhdim pritet të mbyllet gjithçka.
Tuesday, 07 June 2011 13:51