Dirk Kuyt beson se Liverpooli tani është në gjendje ta fitojë çdo trofe, pas ndërrimeve të shumta në klub.
“Unë nënshkrova kontratën e re pasi kam besim në klub. Çdo gjë që unë e analizoj është në nivelet e larta. Marrëveshja me asistentin e Mourinhos , Steve Clarke, tregon se gjërat po ecin në rrugën e duhur. Ai është asistent i shkëlqyer, që po na i lehtëson shumë stërvitjet, unë ndjehem se jam në një ndër klubet më të mëdha në Evropë. Tani ne jemi forcuar mjaft dhe jemi të gatshëm për çdo trofe”, tha Kuyt.
Ndërsa drejtori menaxhues i Liverpoolit, Ian Ayre ka konfirmuar se Liverpooli do të marrë pjesë në një turne në Malajzi. “Liverpooli do të marrë shumë seriozisht ndeshjet që do t’i zhvillojë para sezonit 2011-12, e kjo është një shans e mirë për të gjithë tifozët e Liverpoolit, të cilët do të kenë mundësi t’i shohin idolët e tyre”, theksoi Ian.
“Ne do të punojmë shumë edhe me sponsorin tonë kryesor, Standard Chartered, dhe partnerët tanë Adidas dhe Carlsberg, në mënyrë që Liverpooli të paraqitet sa më mirë”, tha ai.
Monday, 06 June 2011 18:47