Presidenti i Chelseat nuk heqë dorë nga trajneri holandez, Guus Hiddink, bosi rus, Abramoviç, kërkon të bëjë atë që bëri Gjermania në Botërorin e vitit 2006 , kur drejtohej nga dy trajnerë.
Prandaj, Roman dëshiron ta sjellë në Stamford Bridge edhe Mark Hughes. Ai beson se të dy trajnerët, në drejtimin e Chelseat, do sjellin shumë sukses.
Ndërkohë, “Chelsea Football Club” hapi sot muzeun e ri në Stamford Bridge, Muzeu i ri është vendosur në një territor prej 670 metrash katrorë, pranë Matthew Harding Stand, dhe iu ofron shikuesve dhe fansave të Chelseas historinë e klubit prej 100 viteve.
Monday, 06 June 2011 15:25