Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke u përgatitur ta shesë lojtarin e tij, Cesc Fabregas, tek Barcelona.
Sunday Mirror tregon se Barcelona është interesuar edhe sezonin e kaluar për Fabregas ,mirëpo Wenger nuk dëshiroi ta shesë kapitenin e tij.
Sidoqoftë, mediat angleze raportojnë se Barcelona tani është duke u përgatitur të bëjë një ofertë prej 40 milionë funtesh për lojtarin, ofertë kjo që mund të jetë e parefuzueshme nga Arsenali.
Është vetë Fabregas i cili disa herë ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur te Barcelona.
Ndërsa Jonathan Dos Santos i cili këto ditë është me kombëtaren meksikane për përgatitjet para fillimit të Copa Americam e cila mbahet në Argjentinë, deklaroi se ai dëshiron të qëndrojë në Barcelonë ,me të cilën ka kontratë edhe për një vit.
“Jam në skuadrën më të mirë në botë, kam kontratë për edhe 1 vit është vështirë të luash për formacionin e parë por jam shumë i kënaqur dhe dua të qëndroj në Barcelonë.”
Ai, gjithashtu, foli edhe për reprezentacionin e tij, ku tha se “ka pasur shumë spekulime se unë do të luaja për ndonjë reprezentacion tjetër si Spanja dhe Brazili por unë jam 100% meksikan dhe asnjëherë nuk kam menduar se do luaj për ndonjë tjetër shtet.”
Mourinho është një djalosh që i pëlqen polemikat dhe ndoshta ne kemi nevojë për një tip të tillë, sepse na mban zgjuar. Ai na bën më të fortë. Cesc? Ai dëshiron të vijë, dhe ne e dëshirojmë këtu, por problemi janë paratë. Ai kushton 50 milionë euro, dhe unë nuk e di nëse klubi do ta përballojë ketë”, tha Xavi
“Ne mund të përballemi në kupën e botës për klube me Barcelonën, dhe kjo gjë është e mahnitshme. Barcelona është ekipi më i mirë në historinë e futbollit. Është ekipi më i mirë që kam parë ndonjëherë. Messi vs Neymar do te jete një duel i shkëlqyer”, tha futbollisti i Santosit, Elano.
Sunday, 05 June 2011 18:57